Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe është një prej zërave më të veçantë të muzikës shqiptare. Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar ditëlindjen ku ka mbushur 45-vjetorin.

Gaçe i bëri edhe një urim vetes për ditëlindje ku dëshironte që vetëm të jetonte për të parë fëmijët e saj të rriten.

Shumë miq të saj e kanë uruar këngtaren për ditëlindje, ku një pjesë prej tyre i ka pasur të ftuar edhe në festën e 45-vjetorit.

Por mes shumë urimesh vihet re urimi që i ka bërë moderatori i njohur, Ardit Gjebrea. Me një foto ku Aurela, Arditi dhe bashkëshortja e tij shfaqen të qeshur, Gjebrea shkruan:@aurelagaceofficial U bënë vite e vite që gëzimet i ndajmë bashkë dhe uroj të jesh e lumtur dhe plot energji edhe për 100 vite të tjera.Gëzuar ditëlindjen mike e shtrenjtë! 😍🎉🎊🍾🥂”

Arditi me këtë urim ka treguar për të disatën herë shoqërinë e ngushtë që kanë mes tyre.