Ditën e djeshme futbollisti, Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Instagram. Më pas bashkëshortja e tij, zbuloi edhe emrin e veçantë të vogëlushes. Çifti i vendosi fëmijës së parë emrin Ayana. Por a e dini kuptimin e tij?

“Prive.al” ka zbuluar kuptimin e tij dhe është shumë i veçantë. Ayana është një emër indirekt Kur’anor për vajzat që nënkupton një vajzë e cila ka sy të mëdhenj dhe që është e mprehtë. Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an. Ndërkohë, në kulturën etiopiane, i njëjti emër nënkupton një ‘lule të bukur’.