Para disa javësh këngëtarja e njohur Tuna udhëtoi për në ishullin afrikan Mauritius ku qëndroi për disa ditë të mira dhe kaloi eksperienca vërtetë të paharrueshme në natyrë. Ndërkohë që të gjithë mendonim, se këngëtarja ishte atje vetëm për të pushuar, së fundmi ka rezultuar që nuk është kështu.

Tuna udhëtoi në ishull shoqëruar nga rrethi i saj i miqve, pa praninë e djalit dhe bashkëshorit. Burime nga ‘Prive’ kanë zbuluar se arsyeja që e çoi Tunën në Afrikë, ishte realizimi i një videoklipi të ri.