Kreu i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh gjatë një konference se Forcat Demokratike Siriane në bashkëpunim me ShBA-në kanë mundur që ta largojnë plotësisht grupin militant Shteti Islamik (IS) më parë i quajtur ISIS edhe nga territori i fundit që e kontrollonte në Siri. Ai gjithashtu me një hartë në dorë bëri krahasimin para se tëvinte ai në pushtet dhe pas ardhjes së tij në pushtet ku tregoi sa shumë territore ishin në dorën e IS para se të vinte ai në pushtet. “Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë përleshur gjatë ditës së enjte me militantët e fshehur në rajonin Baghouz. Forcat siriane janë mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Shtëpinë e Bardhë iu shprhën publlikut dhe gazetarëve se tashmë grupi militant nuk mban më asnjë territor nën kontroll në Siri.