Të gjithë i kujtojnë trazirat e ndodhura në Liverpool në kuadër të gjysmëfinales ndaj Romës në sezonin 2017/2018 në Champions League. Ishte ndeshja e parë gjysmëfinale, 24 prillin e vitit 2018, kur tifozët e Romës sulmuan ata të Liverpoolit.
Njëri prej tifozëve të kuq, Sean Cox pati dëmtime të rënda në tru dhe ra në koma. Gjithsesi, Cox triumfoi në sfidën e tij, pasi arriti të dilte nga koma dhe tashmë vijon terapinë intensive.

Pavarësisht ngjarjeve që ndodhën, Cox nuk mund të qëndrojë larg Liverpoolit dhe fundjavën e ardhshme do të jetë i pranishëm në “Anfield” për të ndjekur supersfidën Liverpool-Manchester Ciy. Rikthimi i tij në mitikun e “The Reds” është pas plot 575 ditësh, kur Cox ndiqte sfidën Liverpool-Bournemouth, pasditen e 14 prillit të vitit 2018.