Anaid Kaloti foli sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë së disa viteve më parë me modelen Oriola Marashi. Fituesi i “Big Brother 6” ishte ftuar për të folur mbi një temë mjaft delikate, “Miq me ish-in pas ndarjes”, ku pranoi se me disa nga vajzat nuk ka folur pas ndarjes, ndërsa me të tjera vijon dhe flet.

Kur Bieta e pyeti për Oriolën, Anaidi pohoi se pas ndarjes, komunikoi vetëm për një përiudhë të shkurtër me të, duke e ndërprerë më pas çdo kontakt me modelen.

I ngacmuar nga Bieta, Anaidi pranoi se ishte shumë e vështirë që t’i manaxhonte ndjenjat, ndaj ishte më mirë që mes tyre të vendosej një distancë, që ekziston edhe sot e kësaj dite.

Bieta: “Po me Oriolën?”

Anaidi: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.

Bieta: “Nga ty?”

Anaidi: “Nga unë mbase”!