Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias për anulimin e 30 qershorit nga Presidenti Ilir Meta si datë të zgjedhjeve vendore.

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit😊”, shkruan Rama.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.”

“Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.”

“Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj.”