Tre zonja simpatike, ambasadore shqiptare në Amerikë kanë shkrepur bashkë një foto në New York. Tre vende, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria përfaqësohen nga tre gra shqiptare në Amerikë. Marigona Marku e Maqedonisë, Floreta Faber e Shqipërisë dhe Vlora Çitaku e Kosovës, ushtrojnë funksionet e tyre si ambasadore në SHBA.

“Just the three of us”, shkruan ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber në një postim në Twitter. Ndërsa pak më herët ajo ka uruar për detyrën e re ambasadoren e re shqiptare të Maqedonisë në SHBA, Marigona Marku.