Nxënësit e shkollës së mesme të Prezës janë gati të nisin këtë vit të ri shkollor në një ambient të transformuar me kushte bashkëkohore për procesin mësimor.

Duke sjellë pamje nga kjo shkollë e rindërtuar, Kryeministri Edi Rama thekson: “gati për të mikpritur nxënësit shkolla e mesme e Prezës, ku falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të bashkisë, kushtet janë përmirësuar rrënjësisht”.

Godina është rikonceptuar me më shumë ambiente për nxënësit duke nisur që nga mjediset e brendshme ku klasat kanë tashmë hapësira më të mëdha si dhe kënde argëtimi në ambientet e jashtme dhe kënde sportive për nxënësit.