Roma është gati t’i japë sulmuesit të Interit Mauro Icardi një rrogë neto 9 milionë euro në sezon.

Një shifër që kryeqytetasit kanë ofruar për të mposhtur konkurrencën e Juventusit dhe Napolit.

Sipas Corrirere dello Sport, argjentinasi është duke konsideruar këtë ofertë aspak të keqe.

Roma pritet të përfshijë Edin Dzekon në marrëveshje në mënyrë që të ulë koston e operacionit.

Megjithatë, Napoli nuk i ka humbur shpresat për 26-vjeçarin.