Paolo Tramexani është emëruar trajner i ri i Livornos.

Ish-ndihmësi i De Biasit te Shqipëria ka nisur një aventurë të re, duke marrë drejtimin e skuadrës që militon në Serinë B.

Tramexani ka një detyrë të vështirë, pasi skuadra italiane mban vendin e fundit në Serie B me 11 pikë dhe duhet të gjejë rrugën për të dalë nga kriza.

Trajneri i ri ka bërë dhe listën e transferimeve dhe në krye të saj qëndron shqiptari Shkëlzen Gashi.

Ish-tekniku i Luganos, Sionin dhe Apoel Nicosias do të nisë nga puna ditën e nesërme.