Trajneri i kombëtares së Turqisë, Senol Gunes, në një konferencë për shtyp foli për ndeshjen e rradhës që ekipi i tij do të luajë ndaj Shqipërisë.

Gunes foli me superlativa për kuqezinjtë e Rejas të cilët sipas tij kanë ndryshuar shumë krahasuar me ndeshjen e parë të zhvilluar mes dy skuadrave në Shkodër në muajin mars.

“Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi luajtur 6 ndeshje e mbeten edhe 4. Sa më pak zvogëlohet numri i ndeshjeve, aq më shumë rritet rëndësia e tyre.

Do luajmë me Francën, një nga favoritet e grupit. Por më parë do të luajmë me Shqipërinë dhe mund të them se është ndeshja jonë më e rëndësishme.

Nëse e fitojmë këtë ndeshje, atëherë do të luajmë finalen me Francën. Mos dashtë Zoti të gabojmë, do të rivlerësojmë situatën për dy ndeshjet e fundit.

Por nëse mundim Shqipërinë dhe Islandën, shkojmë direkt në Europian.

Me Francën është e rëndësishme por edhe kjo me Shqipërinë është shumë. Pasi mundën Islandën, ata do të hyjnë në fushën e lojës me qëllimin për të na mundur”, – u shpreh Gunes.