Trajneri i Andorrës paralajmëron Shqipërinë të bëjë kujdes dhe të ruhet nga kombëtarja e këtij vendi të vogël pasi ashtu si kuqezinjtë edhe Andorra kërkon të bëjë historinë.

Si rrallëherë kjo përfaqësuese e sheh vetën në garë për vendin e parafundit në grup teksa aktualisht lë pas Moldavinë në sajë të goleavarazhit më të mirë, dhe objektivi i Andorrës të enjten në Elbasan Arena do të jetë të marrë pikë për t’u renditur në vendin e 5-të në grup.

Trajneri Koldo Alavarez në një konferencë për shtyp për mediat theksoi se Andorra është e motivuar maksimalisht dhe do të shkojë në Shqipëri për të marrë maksimumin.

“Kemi mundësinë që të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fazë eliminatore. Do të mundohemi të bëjmë atë punën që na ka sjelle deri këtu dhe ta përsëritim në dy ndeshjet e ardhshme.Shqipëria është një skuadër të cilën e kemi ndjekur, ka shumë lojtarë që luan në Itali”, tha ai.

“Po kalon një formë të mirë, luan me tre mbrojtës qendre, ka një mënyrë ndryshe për të bërë presing. Kanë pak ditë për të punuar me grupin dhe kjo mund të jetë një vështirësi për ta. Por kemi besim se mund të bëjmë diçka më mirë se në ndeshjen që kemi bërë më parë”, shtoi ai.