Blogerja e njohur Armina Mevlani është rikthyer në rrjetet sociale pas disa ditësh kur nuk ishte fare aktive. Me anë të një statusi, ajo ka treguar se përse ka munguar gjithë këto ditë, dhe sigurisht që fajtor ka qënë tërmeti i 26 nëntorit.

Në reagimin e saj, Armina shkruan se nuk ka postuar pasi i thyer zemra nga gjithë ato që ka shikuar e dëgjuar në lajme. Ajo shkruan se ka kuptuar që fama dhe pushteti janë thjesht një gënjeshtër e bukur por në fund shkojnë të gjithë në të njëjtën rrugë.

“Nuk kam qënë e pranishme në postime sepse më është thyer zemra në copëza nga çdo lajm që kam dëgjuar dhe më dukej sikur nuk ishte jeta që po jetoja dhe nuk dua të pranoj që ky mund të jetë realiteti, e kam përjetuar me shumë ankth gjithçka,”-shkruan ndër të tjera Armina.

Postimi i plotë:

Te dashur miqte e mi! Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe ne . Nuk kam qene e pranishme ne postime sepse me eshte thyer zemra ne copeza nga cdo lajm qe kam degjuar dhe me dukej sikur nuk ishte jeta qe po jetoja dhe nuk dua te pranoj qe ky mund te jete realiteti, e kam perjetuar me shume ankth gjithcka . Jemi kaq te brishte ne njerezit dhe me keto gjera qe ndodhin kuptojme sesa pak rendesi kane gjerat e vogla ne jete dhe sesi ne te tilla tragjedi mund te perfshihet cdo kush prej nesh. Nuk ka kuptim arroganca ,mosmirnjohja , percmimi , por duhet te bejme vetem mire dhe ti urojme vetem mire cdo kujt sepse kjo jete per ne eshte vetem nje test,dhe ne fund..te gjithe te jemi te barabarte. Fama apo pushteti jane thjeshte nje genjeshter e bukur per ata qe duan ta besojne sepse ne ndjejme njesoj ,lumturohemi njesoj ,vuajme njesoj dhe ne fund te gjithe shkojme ne te njejten rruge. Po mundohem te ndihmoj me sa kam mundesi por nuk deshiroj te bej publike asgje . Shpresoj qe kjo te jete kalimtare dhe mos te perseritet me kurre dhe lutem cdo nate qe zoti te lehtesoje dhimbjet e te gjithe atyre qe kane humbur te afermit e tyre. Falenderoj zotin per familjen time dhe te gjithe ju qe jeni mire!

Tërmeti i disa ditëve më parë në Shqipëri shkaktoi 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.