Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Admir Bokrinës i cili humbi jetën pas shembjes së urës “Morandi” në Xhenoa të Italisë.

Familja e të ndjerit ndodhet me banim në Shkodër.

Teksa i shprehu ngushëllimet Meta tha ndër të tjera se ajo që ndodhi është një fatkeqësi që nuk ka fjalë të përshkruhet dhe se duhet forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe fuqi madhore.

Nga shembja e urës në Xhenoa mbetën të vdekur 42-persona. Ndërkohë nën rrënoja gjenden ende të tjerë njerëz. /G.Gj/Lexo.al/