“Spurs” janë në kërkim të pasardhësit të Christian Eriksenit, i cili pritet të largohet në janar Tottenhami është i vetëdijshëm se gjatë dimrit mund të mbetet pa mesfushorin kryesor, Christian Eriksen, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori danez pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit, shkruan “El Desmarque”. Prandaj, nënkampioni evropian e ka nisur ofanzivën për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësira të mjaftueshme nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, prandaj mund të largohet në janar. Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me “Los Blancos”, ndërkohë që po ka edhe probleme fizike.