Një 27-vjeçare u tmerrua kur gjeti një krimb të gjelbër duke ngrënë në vaktin e saj në McDonald në Tottenham. Disha Vasyani kishte porositur një sanuduiç me pulë, sallatë dhe salca pikante dhe mezi po priste të ushqehej.

Teksa i vjen sanduiçi, e reja shikon një krijesë jeshile. Thirri menjëherë stafin që i shërbeu ushqimin dhe i kritikoi.

“Ishte shumë e pështirë ajo që pashë në pjatë”, ka treguar ajo për median britanike “Metro” . “I bëra menjëherë foto dhe video dhe më pas e postova në rrjetet sociale”, ka treguar Disha.

27-vjeçarja sapo kishte bërë insulinën dhe kërkonte të hante ushqim pasi ndihej e dobët, por që u zhgënjyet.