U bënë disa ditë që Forcat e Armatosura dhe ato zjarrfikëse luftojnë me vatrat e zjarrit të përhapura në disa pjesë të vendit.

Vatrat e zjarrit janë shkaktuar qëllimisht nga njerëz të ndryshëm.

Një tjetër vatër zjarri njoftohet se ka shpërthyer në zonën e Mashkullorës në Gjirokastër.

Zjarri në fushën e Mashkullorës është vendosur qëllimisht nga një fermer.

Për pasojë janë djegur rreth 200 pemë lajthi.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre. /Lexo.al/