Një akt i rëndë vandalizmi është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën këndit të lojërave në lagjen e tyre në Allias duke dëmtuar rëndë disa prej moduleve të instaluara për të vegjlit e kësaj zone.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, dëmet janë vërtet të mëdha, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.