Vetëm ditët e fundit në kryeqytet janë evidentuar dhe proceduar 380 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Puna e efektivëve të Policisë Rrugore të kryeqytetit për evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit ka vijuar edhe këto ditë të nxehta gushti.

Nisur nga rrezikshmëria dhe numri gjithmonë në rritje i përdoruesve të celularit gjatë drejtimit të mjetit, patrullat e Policisë Rrugore, me agjentë civilë dhe të uniformuar monitorojnë me pajisje speciale sjelljen e drejtuesve të mjeteve në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim dokumentimin e shkeljeve, por edhe procedimin administrativ të tyre, sipas përcaktimeve të nenit 171 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqiperisë.

Në sajë të kontrolleve dhe patrullimeve të dedikuara për këtë shkelje, vetëm ditët e fundit në kryeqytet janë evidentuar dhe proceduar 380 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.