Klubi i Tiranës ka vendosur të shkarkojë trajnerin, Ardian Mema, pas barazimit të marrë këtë javë në transfertë ndaj Flamurtarit.

Presidenti Refik Halili ka zgjidhur kontratën me trajnerin pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi.

Për të zëvendësuar Ardian Memën, drejtuesit e klubit po mendojnë për Bledar Devollin dhe Julian Ahmatajn.

Pas shtatë javëve të para Tirana renditet në vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbulluara.