Tirana solidarizohet me Shëngjinin dhe Bashkinë e Lezhës për të përballuar situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarri masiv që kanë përfshirë pyllin me pisha në afërsi të portit.

Bashkia Tiranë nisur pikërisht nga situata shqetësuese në terren ka nisur zjarrëfikset e saj për t’i ardhur ndihmë mjeteve të tjera të bashkisë Lezhë dhe Emergjencave Civile që po luftojnë me flakët. Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shprehet se përveç zjarrfikëseve drejt Shëngjint janë nisur edhe burime njerëzore për ti ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.

“Solidaritet me Shengjinin/Lezhen. Jo vetëm lutjet e solidaritet me fjalë, BashkiaTirane nisi zjarrëfikse e staf për të ndihmuar Bashkinë Lezhë në betejën me zjarret! Kolegët tanë do bëjnë më të mirën – siç i ka hije Tiranës!”, – shkruan Veliaj në rrjetet sociale.