Një ditë pas betimit të Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës për një mandat të dytë, nuk kanë munguar as reagimet nga figurat në radhët e Partisë Socialiste.

Ka qenë koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, e cila shprehet se çdo cep i kryeqytetit është transformuar dhe tani Tirana në mandatin e dytë nën drejtimin e kryebashkiakut, Erion Veliajt do të avancojë më tej me projektet e reja. Ajo thotë se PS-ja ështe e vetmja alternativë që iu përgjigjet ambicieve të qytetarëve.

“Nis pjesa e dytë ✌ për Tiranën ♥ Çdo cep i këtij qyteti që kurrë nuk fle është transformuar rrënjësisht, falë vizionit të ekipit fantastik të Bashkisë dhe mbështetjes së qeverisë. 🙂 Këshilli i ri bashkiak 👉 do të avancojë punët me një ritëm të shtuar për t’ju përgjigjur ambicieve të qytetarëve për #Tiranënqëduam 🌹TiranënEvropiane 🇦🇱🇪🇺”-shkruan Spiropali.