Presidenti i Tiranës, Skënder Halili ka qenë i pranishëm sot në stërvitjen e bardhebluve, ku ka bërë edhe një takim me lojtarët. Sfida e radhës në kampionat për Tiranën është derbi kundër Partizanit dhe pas humbjes në ndeshjen e parë, pritet reagimi.

Skuadra kryeqytetase nuk ka fituar në derbi prej 14 ndeshjesh dhe shpresojnë që gjithçka të ndryshojë ditën e premte. Ardhja e trajnerit Mema duket se ka ndryshuar diçka në kampin bardheblu, por skuadra është ende shumë larg pritshmërive.

Ndeshja kundër Partizanit është shumë e rëndësishme jo vetëm për sezonin e Tiranës, por edhe për faktin se një fitore mungon prej shumë ndeshjesh. Nuk dihen ende arsyet e zhvillimit të këtij takimi apo se çfarë është diskutuar mes presidentit Halili dhe lojtarëve, por me shumë gjasa, e gjithë vëmendja është vetëm te ndeshja kundër Partizanit.