Tifozët e Real Madrid i kanë dalë kundër Presidentit Florentino Perez, në lidhje me transferimin e Neymar tek klubi madrilen.

Në një sondazh të zhvilluar nga e përditshmja spanjolle “AS”, plot 60% e tifozëve madrilen i janë përgjigjur me ‘JO’, pyetjes “Do të dëshiroje që Neymar të firmos me Real Madrid”.

Fakti që shumica dërrmuese e tifozëve të Real Madrid refuzon Neymar-in, është shumë domethënëse.

Sipas interpretuesve të sondazheve, është vullneti i vetë futbollistit që konsiderohet si diskriminues. Braziliani nuk ka fshehur kurrë vullnetin e tij për tu rikthyer te Barcelona. Një element ky që mjafton e tepron për të nxitur reagimin e tifozëve “Los Blancos”.

Gjithsesi, kundër vullnetit të tifozëve po mendon të veprojë presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez. Ky i fundit ka preferuar gjithmonë brazilianin, ndërkohë që edhe vetë Neymar nuk e ka përjashtuar Madridin nga opsionet e tij të mundshme.