Pasi ka përfunduar sot vizitat mjekësore, Dybala dhe Alex Sandro janë larguar nga qendra J Medical

Por, para ndërtesës ata janë pritur nga një grup i tifozëve të cilët kanë treguar adhurimin e tyre për sulmuesin argjentinas.

Dybala është lidhur me një kalim në Manchester United si pjesë e një shkëmbimi me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Pas shumë fotove dhe autografeve, shumica e fansave kanë brohoritur me sloganet “qëndro te Juve”.

Në mbrëmje, një diskutim pritet që të ndodhë mes Sarrit dhe Dybalës, që ka të bëjë me të ardhmen e sulmuesit.