Ka nisur në Tiranë takimi i PS ‘Ti zgjedh’, për përcaktimin e delegatëve të Kongresit, ku fjalën e ka marrë edhe deputeti socialist, Ervin Bushati. Ai është shprehur se opozita shqiptare vetëm di të ankohet dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Sipas Bushatit e opozita do të vijojë të kërkojë zgjedhje deri në vitin 2021, por atëherë PS do të marrë mandatin e tretë.

“Në 2021 do ti kemi të gjithë përball. Ajo që ne duhet të bëjmë është puna jonë. Mazhoranca nuk tha ka krizë edhe pse kishte një mal me probleme. Opozita kërkon përditë zgjedhje të parakohshme. Opozita do të vazhdojë kështu deri në 2021. Ata e dinë se nuk presin nga partia e çokës LSI, as nga partia e bandave, PD që vetëm në fushatë kujtohen. Ne do të fitojmë mandat të tretë.” ka thënë Ervin Bushati.