Kur paraqiten aknet apo dalin puçrrat, thjesht jemi të frustruar dhe menjëherë shikojmë se si t’i largojmë. Kuptoni se si bëhet shërimi i akneve me anë të hudhrës.

Në produkte të ndryshme shumë nga ne ndryshe reagojmë dhe për këtë nuk mund t’i largojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë. Por, një artikull ushqimor në shumicën e rasteve është shumë efektiv. Sigurisht, fjala është për hudhrën, perimen ektra të shëndetshme dhe një antibiotik natyral.

Për të dhe mrekullitë e tija shpesh kemi shkruar, ndërsa është i njohur si luftëtari më i njohur i shumë llojeve të infeksioneve, dhe për këtë bën dobi edhe kur janë në pyetje aknet dhe puçrrat.

Që t’i mundni për një kohë shumë të shkurtër, e gjitha që ju nevojitet janë disa thelpinj hudhre. Qërojeni një thelb dhe ndajeni për së gjati. Fërkojeni me pjesën e prerë aknet apo puçrrën në një minutë apo dy dhe lëreni ashtu në fytyrë për disa orë, më pas fytyrën shpërlajeni me ujë të vakët.

Mundeni gjithashtu, të preni një fletë të hollë të hudhrës dhe ta vendosni direkt në puçërr, dhe ta mbuloni me hanzaplast. Reaksioni duhet të jetë i dukshëm menjëherë, por më mirë është që procesin ta bëni disa herë gjatë ditës. Nëse fytyra juaj do ju djegë (sepse hudhra mund të jetë e fortë) hiqeni nga fytyra më herët.

Rekomandohet edhe të hani disa thelbe hudhre (4 deri 5) çdo ditë në periudhë të caktuar që ta pastroni fytyrën.