Javanews
Home Kryesoret
Themistokli Gërmenji, francezët dhe negociatat*
16/10/2019 23:01
Arroganca e tepruar me studentët
Nga Ardit Rada

Gjatë Luftës së Parë francezët pushkatuan në gjyq ushtarak Themistokli Gërmenjin. Në akuzën e ngritur ai përmendej si tradhtar i Republikës Autonome të Korçës, themeluar nga forcat lokale të Francës.

I pyetur nëse kishte diçka të fundit për të shtuar, Gërmenji para plumbit në vitin 1917 tha: “Nuk jam betuar ndonjëherë për besnikëri ndaj Francës, që sot të akuzohem për tradhti”.

Kjo sa për t’ju thënë se pas pushkatimit të Themistokliut, nisi proklamimi i të ashtuquajturës miqësi franko-shqiptare. Jo se shqiptarët duheshin mbajtur urtë, por për t’i dhënë fracezët vetes të drejtë për vendimin në fjalë.

Më pas u ndërtua Liceu Kombëtar i Korçës si tregues i kësaj dashamirësie nga Perëndimi, por edhe si hapësirë në kulturën shqiptare ku të ndikonte frankofonia. Dhe jemi me fat për këtë sepse kultura askund, asnjëherë nuk ka qenë e lidhur me politikat e afatshkurtra të shteteve.

Sot, Shqipëria që ka kaq kohë që merohet për pak negociata, e gjen derën me shul nga Parisi. Sepse Franca nuk është betuar kurrë për besnikëri, që sot të akuzohet se na preu në besë.

Dhe Korçën fundja e kemi shpallur ne si Paris të Vogël, dhe jo ata!

*Facebook