Media prestigjioze “The Guardian” i ka kushtuar një artikull pikërisht qytetit të Kamzës duke e përshkruar atë me detaje shumë të hollësishme. Veç estetikës së arkitekturës dhe banorëve sigurisht ajo çka vihet në pah janë emërtimet e rrugëve sipas figurave apo qyteteve të huaja si New York apo J.W.Bush etj.

Sipas artikullit kjo zonë e mbipopulluar dhe mjaft e varfër dikur, është shndërruar në këto 10 vitet e fundit në një nga qytetet më dinamike të Shqipërisë, më së shumti falë parave të dërguara nga emigrantët që punojnë jashtë territorit. “The Guardian” evidenton se si përgjatë Europës Lindore dhe Jugore, emigracioni po ndryshon në mënyrë dramatike komunitetet. Qytetet dhe fshatrat në Greqi, Ballkan dhe Itali po zbrazen ndërsa të rinjtë shkojnë në qytetet fqinje ose në Europën veriore në kërkim të punës.

Ndërkohë në këtë qytet të vogël shqiptar po ndodh e kundërta, vazhdon shkrimi, pasi shtëpitë, bizneset dhe infrastruktura e Kamzës, e cila ka një popullsi prej rreth 250,000, nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishte për diasporën disa milionëshe të Shqipërisë. Pas intervistave me banorë të zonës në artikull evidentohet vendet europiane ku ka më shumë emigrantë që kanë ikur nga kjo zonë si dhe konkretisht në çfarë është investuar gjatë këtyre viteve duke qartësuar kështu edhe mënyrën e ndryshimit të këtij qyteti të vogël.