Prej kohësh moderatorja Dajana Shabani është në një lidhje me boksierin, Kamer Maloku, lidhje e cila nuk ka mbetur pa u komentuar në media. Shpesh çifti janë përfolur edhe për ndarje dhe herën e fundit shkak u bë një shprehje që Dajana kishte postuar në Instagram.

Moderatorja shprehej se burrat nuk ndryshojnë dhe mendojnë se e dashura nuk do i lërë. Kaq u bë shkak që të nisin thashethemet se Dajana është ndarë. Mirëpo moderatorja i ka dhënë fund fjalëve me gjestin që bëri në mesnatë. Kameri feston ditëlindjen dhe Dajana postoi një foto të tij duke e uruar, shoqëruar me një zemër.

Kështu moderatorja sapo tregoi se lidhja mes saj dhe Kamerit vazhdon e çifti janë shumë të lumtur bashkë.