Në të gjithë vendin vazhdojnë aktivitetet sensibilizuese për kancerin e gjirit.

Në Përmet, Drejtoria e Shëndetit Publik, stafi i kabinetit të promocionit në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, kanë organizuar aktivitete sensibilizuese me mësueset e shkollave në të gjithë rrethin me qëllim përcjelljen e mesazhit: “Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë!”

Këto aktivitete u zhvilluan edhe në disa ndërmarrje fasoneri si dhe në institucione të tjera me shumicë gra.
Përgjatë gjithë muajit është përcjellë një mesazh sensibilizues në median lokale.