Ndërkohë që për 8 persona që janë në kërkim vijon puna për t’i prangosur, disa prej të cilëve janë larguar jashtë vendit një ditë pasi ra tërmeti.

Për Lutfi Minxhozin nga policia e shtetit nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, pasi ata që u larguan jashtë vendit dhe që tani janë shpallur në kërkim “nuk kanë pasur dijeni për hetimin, njëri është larguar para tërmetit, të tjerët edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar”.

Mes personave në kërkim janë edhe Arben Qato së bashku me gruan Dëshira Qato, pronarë të Vila Palma. Po ashtu në kërkim është edhe Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës.

Të dy si Gjuzi dhe Qato kanë qenë ish-kandidatë për deputetë të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në kërkim është edhe ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë, ku vdiqën 8 persona.