Lëkundje të forta janë ndjerë sot në Tiranë teksa ende nuk ka të dhëna zyrtare.

Qytetarët kanë raportuar për një tërmet të fuqishëm në kryeqytet.

Raportohet se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë edhe në Durrës, Fier dhe Vlorë.

Sipas të dhënave tërmeti ka qenë 4.9 ballë i shkallës rihter.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por goditja ka shkaktuar panik aq sa qytetarët kanë dalë në sheshpushimet e pallateve.