Pas deklaratave të Lulzim Bashës në disa raste sporadike ku në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit është shprehur se nuk i është ofruar ndihmë disa familjeve dhe qytetarëve, ka reaguar kryeministri Rama i cili i është drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter.

Pas disa ftesave për një tryezë të përbashkët në lidhje me situatën pas tërmetit kreu i qeverisë i është drejtuar sërish Bashës duke i thënë se asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë.

Kujtojmë se Lulzim Basha nuk i është bashkuar Kryeministrit në tryezat e përbashkëta dhe nuk është përfshirë në asnjë organizatë për të dhënë një kontribut real në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll.