Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello me thellësi 9 km dhe ra rreth orës 04:37.

Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence e Pistoja por edhe ne Bologna, Livorno, Pratto, Arezzo etj. Mijera njerez, sipas Corriere.it, dolën në rruge dhe gjeten strehim në makina.

Shkollat në disa zona të Firences, sidomos ato afer epiqendres janë mbyllur për këtë te henë ndersa janë pezulluar disa linja trenash perfshire edhe ate te shpejtesise se larte Firence-Bolonja per shkak se duhen verifikuar hekurudhat. Demet janë në proces verifikimi por paraprakisht behet e ditur se ka krisje dhe carje te konsiderueshme ne objekte fetare dhe godina te vjetra ne Mugello, San Piero dhe Borgo San Lorenzo.

Vec lekundjes me te madhe 4.5 sipas shkalles rihter ka pasur edhe disa lekundje te tjera nen 4 balle. Nderkohe rreth ores 06:28 lekundje me magnitude 3.8 sipas shkalles rihter ka pasur edhe ne Shqiperi me epiqender ne Kepin e Rodonit, lekundje qe jane ndjere ne Durres dhe Tirane.