Ministrja e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin njëherësh zëdhëndësja e qeverisë Elisa Spiropali ka qenë pranë njerzve të prekur nga tërmeti në Korçë. Me anë të një reagimi ne Facebook Spiropali bën me dije të gjitha masat e ndërmarra nga strehimi deri te ushqimi për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti. Postimi i plotë:

📍Në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qëndrore dhe lokale të Qarkut Korçë, vizituam banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon.

👉🏻Akomodimi i mënjehershëm i banorëve në ambjente provizore, furnizimi me ushqime, krijimi i kushteve bazike, ndihma dhe monitorimi i parametrave mjekësore në mënyrë permanente 24H,🥼janë vetëm disa nga masat e marra deri më tani.

🏚Komisioni i verfikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për të vijuar me dëmshpërblimin për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.