Bilanci i tërmetit në ishullin indonezian të Lombokut është rritur në 436 të vdekur, njoftuan sot autoritetet lokale, ndërsa forcat e ndihmës së shpejtë vijojnë të nxjerrin nga rrënojat trupat e pajetë.

Dhjetëra mijëra shtëpi, xhami dhe biznese janë shkatërruar nga tërmeti me magnitudë 6,9 ballë, që goditi ishullin turistik më 5 gusht, një javë pas një tjetër tërmeti që shënoi të paktën 17 të vdekur.

”Ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit po vijojnë evakuimin e trupave të pajetë nga rrënojat e ndërtesave dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga tërmeti i 5 gushtit”, deklaroi një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho.