Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka ripërsëritur ftesën për të dialoguar me opozitën. “Si Parti Socialiste i kemi bërë ftesën PD-së dhe kjo nuk bëhet vetëm për të realizuar një fotografi. Është shumë e nevojshme, edhe për njerëzit e traumatizuar, me parimin që shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje”.

Kjo histori nuk duhet të përdorur për histori përfitimesh politike”, deklaroi Majko, për A2 CNN. Ish-kryeministri duket disi i pakënaqur me punën e qeverisë pas tërmetit, por shton se ajo po bën gjithçka brenda mundësive të saj. “Ajo që po bën Qeveria ndoshta nuk është gjeja me e zgjuar e mundshme, por ajo po bën atë që mundet, edhe përtej mundësive financiare”,-tha Majko.

Më tej, ai shtoi se “ajo që kërkohet është që palët politike të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët. Politika ka nevojë të ndryshoi pak lëkurë, nëse ka mundësi, në kushtet kur vendi është goditur nga tre tërmete në një vit”.