Elvana Gjata shihet shumë rrallë në evente publike, por këtë herë nuk ka munguar në sfilatën e miqve të saj, Alketa Vejsiut dhe Valdrin Sahitit. Disa ditë më pare në “Pallatin e Brigadave” është organizuar “Class Fashion Show”, ku Alketa dhe Valdrini prezantuan koleksionin më të fundit të fustaneve për mbrëmje dhe të nusërisë.

Në mesin e shumë të pranishmëve në sfilatë, Elvana ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për shkak të përzgjedhjes së saj të veçantë në veshje. Ajo ka kombinuar një palë pantallona dhe këmishë me detaje në ngjyrë kremi dhe si aksesor ka zgjedhur një kapele në ngjyrë të bardhë. Gjithashtu Elvana ka mbuluar edhe duart me dorashka dhe veshja e saj duket si e dalë nga kopertinat e ndonjë reviste prestigjioze.

Por sa ka kushtuar e gjithë veshja e këngëtares? Lexo.al ka zbuluar se veshja e Elvana Gjatës është pjesë e koleksionit të fundit të markës luksoze Alberta Ferretti.

E gjithë veshja bashkë me aksesorët në total, duke nisur nga këmisha, pantallonat, çizmet, rripi dhe kapelja shkon rreth 3000 euro pa llogaritur çantën e markës tepër të kushtueshme “Chanel”. Lexo.al/