Rastet e tentativave të arratisjes nga burgu të shqiptarëve janë të njohura. Ndaj një rast i tillë është regjistruar në burgun e Kretës.

Media greke “Protothema” raportojnë se tentativa është pikasur nga rojet e qelisë.

Mësohet se shqiptari i kishte prerë hekurat e qelisë së tij, me një mjet prerës, por tentativa e tij ka dështuar. Deri më tani nuk dihen detaje nga ky rast, si dhe identiteti i shqiptarit./BW