Në ballë të protestës së opozitës në hyrje të Përmetit për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama ishte edhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu. Në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun.

“Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?’. Ndërsa protestuesit vijonin me thirrjet ‘Rama ik’.