Pjesa e dytë e lojës nuk ka prodhuar asnjë gol në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Në minutën e 58′ në fushën e lojës pasi disa momente tensioni pasi Majkëll Ngo përplaset me Lorenc Trashin!

Gjyqtari Enea Jorgji i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë!

Gjatë 45 minutave të para ka pasur një intensitet të lartë të lojës në stadiumin e ri Kombëtar, ku janë të pranishëm rreth 20 mijë tifozë.