Mbrëmjen e kaluar moderatorja Jonida Shehu në emisionin e saj ‘Soiree’ kishte ftuar Tefta Radin bashkëshorten e të madhit Françesk Radi.

Ajo ka rikujtuar më nostalgji momentet më të bukura dhe ato më të hidhurat nga fillimi i historisë e deri në fund të saj.

‘Isha një vajzë studente që e shihja Frankon në bulevard me syrin e lakmise si të gjithë femrat. Më pëlqentë se ishte një tip krejt ndryshe, një djalë që ka qënë jashtë kornizave të çdo kohe.Franko ishtë një njeri që binte në sy për sharmin e tij jo vetëm për muzikën dhe këngët e tij’ është shprehur ajo për të vazhduar më tej me historinë e njohjes së tyre.

‘Ishtë një dashuri shumë e bukur nuk ishte dashuri me shikim të parë absulitisht jo. Ne punuam bashkë me grupin artistik. Një vit më pas ndodhi ajo që ndodhi . Iu duka interesante, mua më dukej prej kohësh interesant dhe Franko e thotë shumë bukur dhe në libër ‘kitara ishte karemi për të afruar shumë vajza megjithatë unë nuk rendja pas tyre, ishin ato që rendnin pas meje pasioni për kitarë ndhe muzikën’ është shprehur ajo me plot nostalgji duke kujtuar kohët e vjetra.