Dy prezantuesit më trazovaçë të KafeIN, Dejvis dhe Greta, na njohën me të rinjtë më të famshëm në Shqipëri në Instagram. Ata nuk janë fëmije biznesmenësh të njohur, e as fëmijë artistësh të cilët kanë lënë gjurmë në vendin tonë. Janë të rinj të cilët ushqehen me pasion dhe punojnë me forcë për të arritur qëllimet e tyre.

Kejli Doda, Brian & Brendon Dina, Joana Janushi, Hana Nokshiqi dhe Indrit Zeli na treguan se si nëpërmjet Instagramit kanë arritur të bëhen të njohur për audiencen në masë dhe të nxjerrin të ardhura nga kjo platformë. Ata kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e videoklipeve të ndryshme, të promovojnë produkte si edhe të publikojnë videoklipin e tyre të parë.

Këta të rinj me energjinë e tyre kanë arritur të vjedhin dhe zemrat e shumë artistëve të njohur të cilët përvecëse i kontaktojnë në rrjetet sociale, herë pas here publikojnë dhe punimet e tyre në profilet personale./Intv.al/ J.J