Deputeti demokrat Myslim Murrizi i dha një atmosferë tjetër sallës së kuvendit me kundërpërgjigjen e tij ndaj kryeministrit Rama.

Teksa foli lidhur me “dashurinë e dy djemve të Berishës”, e gjithë salla e parlamentit shpërtheu në të qeshura, madje edhe vetë kreu i qeverisë.

“Cunat e Berishës le të bëjnë gili vili dhe të bëjnë qejf sa herë të duan.

Unë kam qenë këtu jo nga ligji i gilit vilit.

Kjo fletë e bardhë nuk është firmosur, se aq shumë u nxi në prill 2008, sa fytyrë që kanë ardhur në këtë parlament, nuk kanë pasur këllçe që të takojnë qytetarët.

Pse unë ua paskam ndaluar dashurinë këtyre.

Nëse e kam bërë këtë mëkat zoti më faltë, keni kohë që të takoheni dhe të dashuroheni sa herë të doni. Unë shoh që halli i madh i politikës shqiptare ka qenë pazari që është prishur sa është marrë kësti i parë.

Vetëm dy zgjedhje janë pranuar pa sherre publike,pse se këta që kanë qenë këtu e kanë lëshuar karriken të ngopur“, tha Murrizi. (TemA)