Blogerja e njohur Armina Mevlani, është një ndër personazhet më të përfolur të shoëbizzit shqiptar. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Së fundmi ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet një çift të përqafuar e duke u puthur në mes të shiut, por theksojmë që këto janë frgmente të shkëputura nga filmi ‘Breakfast at Tiffany’s’ i prodhuar gjatë vitit 1961.

Ndërkohë Armina krahas kësaj fotoje teje romatike të këtij çifti ka shkruar: Atë moment, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kujtojmë që Armina herë pas here publikon foto me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha ku tregon se marrdhënia e tyre është mjaftë e mirë.