Një pikturë e artistit belg Rene Magritte, u shit 19,6 milionë dollarë në ankandet e artit të Nju Jorkut, deklaroi shtëpia e ankandeve Christie’s.

Një ofertë anonime telefonike bleu veprën e piktorit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” për një çmim shumë më të lartë se vlerësimi më i lartë në hapjen e sezonit.

Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit.

Një skulpturë e bronztë nga Umberto Boccioni dhe një pikturë shumëngjyrëshe nga Pablo Picasso, u shitën përkatësisht 16,2 milion dhe 13,3 milion dollarë.

Veprat në ankandin e Christie’s, mblodhën 191,9 milion dollarë.