Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë pa diskutim një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Ata u fejuan në vitin 2018, ndërkohë të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Të gjithë nuk humbasin mundësinë t’i pyesin herë pas here lidhur me këtë temë dhe së fundmi Armina na ka shuar kuriozitetin nëpërmjet pyetjeve në Instagram.

Dikush i shkruan se ka zëra që arsyeja përse martesa nuk po bëhet është Shkëlzeni. “Publiku mendon se të ishte për ty martoheshe që nesër, por e zgjat Zeni për arsye të pashpjegueshme”, i shkruan një ndjekës. “Kjo nuk është aspak e vërtetë”, i përgjigjet Armina.

Ndërkohë dikush tjetër e pyet se përse nuk janë martuar ende. “Nuk mendoj se martesa është arritje e madhe. Të dy duhemi dhe jemi mirë edhe në bashkëjetesë. Martesa është diçka që thjesht bëhet për qejf, por në të vërtetë nuk tregon asgjë”, përgjigjet Armina. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Armina ka treguar se damën e ka në plane të afërta, megjithatë nuk ka zbuluar më tepër detaje.