Shumë skuadra të mëdha janë të interesuara për shërbimet e talentit spanjoll, Dani Olmo. Ai së fundmi u shpall kampion evropës U21, me skuadrën e Spanjës.

Sulmuesi i cili luan me skuadrën e,Dinamo Zagrebit, në Kroaci, ka marrë shumë oferta nga klube të njohura si Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Monaco, Borussia Dortmund, Bayern Leverkusen, Inter, PSG,e së fundmiështë dhe skuadra e Manchester United,e cila ka bërë një ofertë marramendëse prej 40 milion eurosh, kjo do ta bënte atë shitjen më të shtrejtë në historinë e klubit kroat.